Grekët festojnë në Delvinë aneksimin e jugut të Shqipërisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit ka organizuar sëfundmi një aktivitet në përkujtim të luftëtarëve të rënë në vitin 1914">1914 në luftë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Pjesëmarrës në të ishin mjaft të ardhur nga Greqia si edhe përfaqësues të kishës ortodokse, të cilët kanë mbajtur edhe një meshë.

Në manifestimin e tyre grupimi grek ka shpalosur edhe një flamur të madh të Vorio-Epirit, teksa në Facebook kanë shpërndarë edhe fotot me mbishkrimin në greqisht.

"Sot në Bularat në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut. Nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914">1914!”, shkruan në Facebook Montis Kolias, Kryetari i lëvizjes për Ringjalljen e Vorio-Epirit.

Ndërsa një tjetër anëtar i kësaj lëvizjeje shkruan:

Në Delvinaki sot kemi festuar përvjetorin e luftërave për Epirin e Veriut për bashkimin me nënën e tyre, Greqinë. Nder dhe lavdi për luftëtarët e vitit 1914">1914!

Në vitin 1914">1914, Epiri i Veriut shpalli autonominë nga Shqipëria.
Shtuar më 15/05/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori