Gratë përdhunohen e luftojnë me vdekjen, brenda burgut ku po vuan "Zombie Angelina Jolie" (FOTO LAJM)

Një yll i Instagramit, e njohur si "Zombie Angelina Jolie" është dërguar në një burg ferri, ku gratë përballen me përdhunime dhe që duhet të luftojnë deri në vdekje për të mbijetuar.

Sahar Tabar, 19 vjeç, fotografitë e së cilës e bënë atë një yll brenda natës, është duke vuajtur dënimin në burgun e Qarchak, i quajtur "burgu më i keq në Iran për gratë".

Grupet e të drejtave të njeriut dhe disidentët iranianë thanë për “The Sun Online” se burgu është i mbushur me sëmundje, ka kanalizime të dobëta dhe është i mbushur me tortura, vrasje dhe përdhunime.

Irani konservator arrestoi yllin e mediave sociale dhjetorin e kaluar për krime duke përfshirë blasfemi dhe se ka promovuar korrupsionin publik.

Gratë përdhunohen e luftojnë deri në vdekje, brenda burgut

Tabar tani është burgosur për 10 vjet për mashtrimet e saj në rrjetet sociale dhe përballet me një ekzistencë skëterre brenda Qarchak.

Shtuar më 20/12/2020, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori