E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Gratë e Zelandës së Re vendosin shami mbi krye duke u solidarizuar me myslimanët (FOTO LAJM)

Terroristi që sulmoi xhamitë javën e shkuar në Zelandën e Re kishte si qëllim vrasjen e myslimanëve dhe ngjalljen e një konflikti në shoqëri, por duket se për për zelandezët po ndodh e kundërta.

Me në krye kryeministren e vendit, populli është duke u solidarizuar duke bërë thirrje për dashuri më të madhe mes njeri-tjetrit.

Sot, një javë pas sulmit, gratë e Zelandës së Re kanë vendosur shami në kokë në shenjë solidarizimi me myslimanët si 50 viktimat e sulmit terrorist.

"Duhet ta duam njeri-tjetrin", tha njëra prej grave që mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të sulmit të djeshëm.

Ndërkohë, gazeta më e madhe e Zelandës së Re u hap sot me një faqe të bardhë ku shkruhej "Selam" (Paqe) duke shënuar poshtë të gjithë emrat e viktimave të sulmit. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori