Grammy Awards, ja fituesit (FOTO LAJM)

Albumi i vitit - Random Access Memories, Daft Punk
Dyshja franceze Daft Punk ka qenë fituesja e madhe e mbrëmjes Grammy Awards duke marrë 5 çmime, përfshirë atë të albumit më të mirë dhe regjistrimit më të mirë. Gjithashtu, dyshja e hip-hop-it Maclemore dhe Lewis mori 4 çmime: artisti i ri më i mirë, albumi më i mirë rap, kënga më e mirë rap dhe performanca më e mirë rap. Justin Timberlake fitoi 3, ndërsa Sir Paul McCartney, i cili u bashkua në skenë me ish-pjesëtarin tjetër të Beatles, Ringo Starr, fitoi 2 çmime, përfshirë atë të këngës më të mirë rock.

Spektakli që njihet për daljet në skenë njëkohësisht të personazheve më të famshme muzikore u hap nga Jay-Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce, ndërsa Madonna iu bashkua dyshes Macklemore and Lewis.

Të tjera bashkëpunime për t’u shënuar ishin ato të grupit Metallica me pianistin Lang Lang, ndërsa Daft Punk performuan së bashku me Stevie Wonder.

Performanca më e mirë metal shkoi për Black Sabbath, ndërsa Led Zepelin fitoi çmimin e albumit më të mirë rock. /albeu.com/

Shtuar më 27/01/2014, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori