Gruaja u infektua nga koronavirusi, izolohet kryeministri i Kanadasë

Sophie Gregoire Trudeau, gruaja e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau mësohet se është infektuar me koronavirus.

“Tani për tani mbetet në izolim. Ajo ndjehet mirë dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara. Simptomat e saj mbeten të lehta”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Trudeau është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, sipas zyrës së tij, por ai do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.

Tani për tani nuk ka plane që Trudeau të testohet për koronavirus.

Aktualisht, janë rreth 103 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kanada.


Shtuar 13.03.2020 08:04