Shpërthim i fuqishëm në gazsjellësin Lituani-Letoni (VIDEO)

Një tubacion gazi që kalonte midis Lituanisë dhe Letonisë ka shpërthyer gjatë ditës së sotme, ku është parë dhe zjarr.

Nuk ka asnjë provë ende për ndonjë sulm, por një hetim ka nisur, tha operatori lituanez i transmetimit të gazit Amber Grid.

Transmetuesi publik i vendit LRT tregoi pamjet e një zjarri që shpërtheu në vendin e shpërthimit në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore.

Furnizimi me gaz u ndërpre dhe flakët pritet të shuhen, tha shefi ekzekutiv i Amber Grid, Nemunas Biknius.

Lituania kufizohet me Rusinë dhe ndodhet në Detin Baltik, ku tubacionet e gazit Rusi-Gjermani Nord Stream u dëmtuan në shpërthimet e vitit të kaluar./albeu.com