Grabitje, vrasje nga policia dhe arratisje: Fati i 8 të burgosurve të Trikalasë që tronditën Greqinë

Vrasja e Admir Muratajt në një përballje me armë me policinë shqiptare gjatë super grabitjes së ditës së djeshme të 10 milion eurove në Rinas ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat greke.

Kjo, për faktin se Murataj është pjesë e grupit të 8 shqiptarëvë të arratisur në mënyrë të bujshme nga burgu i sigurisë së lartë të Trikalas në Greqi në vitin 2013, shkruan Albeu.com.

Grupi i shqiptarëve u arratis nga burgu duke patur ndihmë nga jashtë me njerëz që sulmuan me armë dhe granata rojet e burgut në mënyrë që të krijonin kushtet për largimin e të burgosurve. Nga grupi prej tetë personash, disa prej tyre u kapën sërish nga policia greke, të tjerë u vranë, ndërsa pati prej tyre që u kapën apo u vranë sëfundmi nga policia shqiptare.

Të arratosurit ishin Flaurant Luli, 27 vjeç, Edison Lika, 25 vjeç, Ilir Kupa, 27 vjeç, Marjan Kola, 36 vjeç, Klement Cala, 25 vjeç, Admir Murataj, 41 vjeç, Ermal Lita, 35 vjeç dhe Fatos Sulaj, 31 vjeç.

Pak ditë pas arratisjes, policia greke arriti të kapë katër prej të busgorusve që shijuan lirinë për disa orë, ndërkohë që grupi i përbërë nga Marjan Kola, Edison Lika, Admir Murataj, Klement Çela dhe Ilir Kupa do të mundeshin që t'i shpëtonin prangave në atë moment.

Ermal Lita u kap sërish nga policia greke dy muaj më vonë pasi kreu një grabitje banke në Greqi në bashkëpunim edhe me Admir Muratajn. Ky i fundit ia doli t'i shpëtojë policisë duke u futur në Shqipëri sëbashku me Klement Çelën.

Edison Lika, një kushëri i tiji dhe Marjan Kola u ekzekutuan nga Forcat Speciale greke në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë disa javë pas arratisjes së bujshme nga burgu.

Ndërkohë, Ilir Kupa u arrestua një vit pas grabitjes nga policia shqiptare dhe është dënuar këtu pasi drejtonte bandën e "Babagjyshëve" që kreu një grabitje të bujshme në një argjendari në një qendër tregtarenë Tiranë, shkruan Albeu.com.

Klement Çala gjithashtu është arrestuar në Shqipëri edhe tashmë gjendet në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda dha 25 vite burg për të për një sërë akuzash.

Sëfundmi, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë ditës së djeshme në një përplasje të armatosur me policinë shqiptare.

Nga i gjithë grupi i të arratisurve nga burgu i Trikalasë, vet Flaurant Luli gëzon lirinë, ndërsa të tjerët janë kapur ose vrarë nga policia greke dhe ajo shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 10/04/2019, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori