Google sfidon iPhone, vjen Moto X (FOTO-LAJM)

Google mpreh armët dhe përgatitet të sulmojë Apple. Mountain View pritet të lancojë në fund të vitit MotoX, telefonin e parë në bashkëpunim me Motorola Mobility, një smartphone "made in USA".

Në një konferencë për mediat, shefi i MoTorola Mobility u shpreh telefoni do të prodhohet në Teksas, në një ish fabrike të Nokia-s e mbyllur 15 vite më parë. Në këtë fabrikë do të punësohen rreth 2 mijë persona nga e gjithë bota.


Sipas tij elementet kyc te Moto X do të vijnë nga Korea e Jugut ndërsa procesoret do të prodhohen në Tajvan. Në këtë konferencë Dennis Woodside nuk dha detaje mbi çmimin e smartfonit por pritet që ai të ketë një çmim më të ulët se iPhone 5. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2013, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori