“Më shiti kokainë të prishur”, flet shqiptari që vrau “amerikanin” në Greqi

Mediet greke kanë publikuar pjesë nga dëshmia e shqiptarit, Izbi Çaushi, i cili akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamata, i njohur me nofkën “amerikani”, shkruajnë mediet greke.

Çaushi ishte në kërkim prej disa ditësh nga policia greke. Ai u arrestua më datë 25 janar. Sakaq mësohet se pazaret dhe mosmarrëveshjet për drogën duket se kanë qenë shkak për vrasjen e 47-vjeçarit.

38 vjeçari shqiptar ka rrëfyer se ka kryer krimin e rëndë pasi viktima i kishte shitur kokainë të prishur, jo cilësore duke i shkaktuar probleme shëndetësore deri në shtrimin në spital.

Çaushi ka kërkuar shpjegim nga 47 vjeçari që i kishte shitur kokainën. Pistoletën me të cilin kreu krimin, ai e mbante gjithmonë e me vete por tha se nuk kishte si qëllim të vriste viktimën, vetëm ta plagoste në këmbë, raportojnë mediet greke.

Kujtojmë se pasi plagosi për vdekje 47-vjeçarin, me të cilin dyshohet se kishte një mosmarrëveshje, Çaushi u arratis me njërin prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për strehimin e tij./.albeu.com/