Gocat e "babit" që po çmendin Instagram-in (FOTO LAJM)

Kejda Ajazi- vajza e Majlinda Bregut
Pëlqej
Të bukura, plot klas e elegancë, ato janë vajzat bukuroshe të politikanëve në Shqipëri.

Të rrethuara nga luksi dhe udhëtimet ekzotike, vajzat plot stil të politikanëve janë vërtet me shumë fat.

Në galerinë më sipër kemi zgjedhur 4 persona, 4 vajza të reja në moshë, prindërit e të cilëve janë të angazhuar në politikë, shkruan Albeu.com.

Kejda Ajazi, vajza bukuroshe e demokrates Majlinda Bregu është tashmë shumë e njohur në media.

Ajo njihet për bukurinë e saj të veçantë, tipar i cili sigurisht që është e trashëguar nga e ëma, Majlinda Bregu.

Ada Deda, vajza bukuroshe fotomodele e deputetes demokrate Albina Deda.

Ajo padyshim që është një bukuri e rrallë dhe të vërtetosh këtë mjafton t’i hedhësh një sy në profilet e saj në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, Ada u shpall mbretëresha e maturës, titull ky shumë i merituar.

Trejsi Peçi, vajza simpatike e kryebashkiakut të Tepelenës Termet Peçi.

Pavarësisht se ajo është vetëm 17 vjeç, Trejsi ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të bukurisë që e karakterizon.

Aleksia Peleshi, është vajza e zv-kryeministrit Niko Peleshi është cilësuar si një ndër bukuroshet e Shqipërisë.

Ajo është akoma e vogël, por bukuria e saj e ka bërë që në këtë moshë të jetë në vëmendje të mediave. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2017, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori