Prag derbi, Ronaldo drekon me shokët e skuadrës por e pëson nga Policia (FOTO LAJM)

Fundjava do të jetë e nxehtë në Premier League. Për Cristianon Ronaldon do të jetë derbi i parë pas shumë vitesh me Man. City-n por rivalët nuk do të jenë siç i la para shumë vitesh sepse tani janë një ekip me yje e me trajner të shkëlqyer si Guardiola.

Duke parë edhe situatën paksa delikate në shtëpinë e Man United, Ronaldo ka menduar të nxeh atmosferën në skuadër duke nxjerr skuadrën për të drekuar në një restorant luksoz italian.

Ftesa e Ronaldos ishte për të gjithë lojtarët që sigurisht I janë përgjigjur thirrjes dhe mësohet se kanë kaluar shumë mirë por për portugezin ka dhe një gjobë të vogël.

Siç shihet në foto, sulmuesi ka parkuar gabim Range Rover-in e tij dhe mori një fletushkë me një gjobë që për të nuk është problem aspak, mbase një bakshish!


Shtuar 4.11.2021 23:31

Tags: ,