Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e “Shefqet Musarai”, ku është vetëhedhur nga kati i 12-të i një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç.
Si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.