CHAMPIONS/ Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme (FOTO LAJM)

UEFA Champions League rikthehet sonte me ndeshjet e  dyta në fazën e grupeve.

Tetë ndeshje shumë interesante do të luhen ditën e sotme me dy prej tyre që do të nisin në 18:45. Janë pikërisht Ajax-Besiktas dhe Shakhtar – Inter dy takimet e para të ditës së sotme.

Në orën 21:00 nisin gjashtë ndeshjet e tjera ku spikat, PSG – Manchester City. Dy skuadra favorite për fitimin e këtij kompeticioni këtë sezon. “Parisienët” kanë gjithçka çfarë i duhet (sa i përket emrave) për t’i shkuar deri në fund dhe “citizens” pas finales së humbur sezonin e kaluar tanimë më me shumë eksperiencë synojnë sërish trofeun.

Milan – Atletico Madrid gjithashtu do të jetë një  tjetër shumë interesante. “Kuqezinjtë” pas humbjes në ndeshjen e parë përballë Liverpoolit kërkojnë medoemos pikët e para, në krahun tjetër spanjollët me vetëm një pikë kërkojnë të forcojnë pozitat në grup. /albeu.com /

Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

 

 


Shtuar 28.09.2021 09:02