Gjysmë ora pas vrasjes së Azemit, zbulohet fotoja e sikletshme Berisha-Pollo (FOTO LAJM)

Pëlqej
Janë bërë 20 vite tashmë që prej vrasjes së Azem Hajdarit, e cila është cilësuar edhe si vrasja e shekullit për shkak të figurës së tij dhe ngjarjeve që rrodhën më pas.

Autorët dihen, por nuk janë të qarta arsyet dhe kush e nxorri në pritë.

Publicisti Mero Baze ka reaguar sëfundmi në lidhje me ekzekutimin e Hajdarit, teksa edhe një herë akuzon hapur Sali Berishën dhe Genc Pollon, si dy njerëzit që e nxorën Azemin në rrugë tek vrasësit.

"Shikojeni kete foto. Eshte shkrepur gjysem ore pas vrasjes se Azemit ne Spital Ushtarak. Keta ishin dy njerezit e fundit qe takoi Azemi dhe qe e nxorren ne rruge tek vrasesit. Berisha e nxorri si hakmarrje pse ai kishte pritur babain e vellezerve Haklaj dhe i kishte dorzuar kaseten kompromentuese kunder Berishes, Pollo se e kishte pengesen e fundit neper kembe para se ti turrej Berishes. Shikoni si e shikojne njeri tjetrin, gjysem ore me pas, per te kuptuar nga se jane te shqetesuar", shkruan Mero Baze.
Shtuar më 14/09/2018, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori