Gjysmë milionë katalunjas mbushin sheshet e Barcelonës, kërkojnë pavarësi nga Spanja (FOTO LAJM)

Pëlqej
Thuajse gjysmë milioni katalunjas mbushën sheshet e Barcelonës në kërkim të pavarësisë së Katalunjës nga Spanja.

Manifestimi ishte për Ditën Kombëtare Katalanase të quajtur si "Diada", por edhe dëshmi e faktit se katalunjasit kërkojnë pavarësi nga Madridi.

"Kjo është një ditë shumë emocionuese. Ne të gjithë kërkojmë të tregojmë se jemi një komb më vete dhe është e drejta jonë ta kemi shtetin tonë", tha një manifestues.

Në Katalunjë në muajin nëntor pritet të mbahet referendum lidhur me faktin nëse ky rajon do të mbetet nën juridiksionin politik të Spanjës apo do të dojë te jëtë i pavarur.

Megjithatë, ka nga ata katalunjas që e ndjejnë veten spanjollë dhe thonë se Katalunja duhet të jetë brenda Spanjës.

Mbetet për tu parë nëse në Evropë do të kemi apo jo shtete të reja, pasi është lajmëruar për pavarësi të mundshme të Skocisë dhe tanimë edhe të Katalunjës. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori