Gjyshe së shpejti, mamaja e Ledrit shfaq publikisht emocionet (FOTO LAJM)
Të gjithë po presin me padurim ditën kur Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë.

Ne mezi po presim të shohim për herë të parë vogëlushen, por më të paduruarit sigurisht janë çifti dhe familjarët e tyre.

Ditën e djeshme, Ledri mori vëmendjen e rrjetit me një postim në Instagram ku tregonte për herë të parë ekon e foshnjes së tij.

“Jom ka des sytë me t’i pa”- ishin fjalët e reperit krahas postimit që na i shkriu zemrat të gjithëve.

Mamaja e Ledrit, Xheraldina Vula, s’ka duruar gjatë dhe ka ndarë gjithashtu emocionen e veçanta teksa pret të bëhet gjyshe për herë të parë.

Me fjalët e ëmbla, ajo i ka shprehur dashurinë mbesës që do të vijë në jetë.

“Edhe gjyshja mezi s’pret me te pa❤️❤️❤️”- shkruan Xheraldina e emocionuar krahas fotos së ekos, të publikuar nga Ledri.


Shtuar më 07/10/2020, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori