Google ka fshirë një mori aplikacionesh të cilat merrnin të dhëna personale të njerëzve

Google ka fshirë disa aplikacione nga Play Store i saj pasi mësoi se ato përmbanin kod me qëllim të keq që po merrte vendndodhjet, numrat e telefonit dhe e-mail-at e njerëzve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, këto përfshijnë një skaner të kodit QR, një aplikacion moti, dhe aplikacione për lutje myslimane.

Disa nga aplikacionet ishin shkarkuar më shumë se 10 milionë herë.

“Të gjitha aplikacionet në Google Play duhet të jenë në përputhje me politikat tona, pavarësisht nga zhvilluesi”, tha një zëdhënës i Google për BBC.

“Kur përcaktojmë se një aplikacion shkel këto politika, ne marrim veprimet e duhura”.

Google kishte paralajmëruar më parë zhvilluesit e aplikaioneve se duhej të ishin të qartë me përdoruesit për informacionin që ata ndajnë.