Gjuhë lufte mes Shqipërisë dhe Greqisë? Kjo foto hedh poshtë gjithçka (FOTO LAJM)

Gjuha mes dy Shqipërisë dhe Greqisë ka qenë e fortë gjatë muajve të fundit ku qeveritarët grekë kanë akuzuar Tiranën se po shkelte të drejtat e minoritetit me prishjen e disa ndërtesave pa leje në Himarë, kurse kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigjej se nuk do të pranonin vasalitet dhe ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, shkruan Albeu.com.

Madje, të paktën në një rast, Greqia kërcënoi seriozisht Shqipërinë me procesin e integrimit në BE përmes presidentit të saj.

Por, ndërkohë që gjuha publike është e ashpër mes dy vendeve, ndryshe duken gjërat në rrjetet sociale.

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka publikuar në Facebook një foto me shefin e diplomacisë greke Nikos Kotziaz duke qeshur, ndërkohë që e ka shoqëruar edhe me shkrimin: Me mikun dhe kolegun grek Nikos Kotzias në Neë York, për të vijuar punën e nisur për adresimin e të gjitha çështjeve dypalëshe, bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare dhe me frymë europiane! /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori