Ndodh e papritura! Bora Zemani përballet publikisht me Beatrix Ramosajn (FOTO LAJM)

Moderatorja Bora Zemani postoi në Instagram një foto ku paralajmëronte këngën e saj të re të titulluar “Nuk jam si ti”.

Aludimet e para të ndjekësve janë se kjo mund të jetë një gënjeshtër për 1 prillin. E megjithatë, sido që të jetë, titulli i këngës i ka “djegur” Beatrixës, e cila e ka marrë si një reagim për të duke qenë se i mori Donaldin gjatë qëndrimit në Big  Brother.

Beatrix ka reaguar publikisht duke nxjerrë një foto të ngjashme me atë të Borës, si paralajmërim për këngë të re të titulluar “As unë si ti”.

Kjo është hera e parë që Bora dhe Beatrix përballen me njëra-tjerën./albeu.com

 


Shtuar 1.04.2022 18:45