Gjithë ditën mbi kokë, dronët turq shkaktojnë alarm në ishujt grekë (FOTO LAJM)

Dronët e Turqisë kanë shkaktuar alarm në ishujt fundorë të Greqisë dhe Qipros.

Gazeta qipriote "Libeleftheros" ka publikuar sot hartat e lëvizjeve të dronëve turq "Anka" dhe "Bayraktar" duke theksuar se ata janë vazhdimisht në ajër në kërkim të objektivave për të goditur.

Nga harta duket se shpesh ata kalojnë pranë ishujve grekë, gjë e cila ka vënë në alarm mbrojtjen ajrore të Greqisë, shkruan Albeu.com.

Investimet e Turqisë në teknologjinë e dronëve ka shkaktuar shqetësim vitet e fundit në Greqi pasi vendi nuk ka patur një strategji në këtë drejtim.

Mjaft gjeneralë të ushtrisë greke kanë kërkuar kthimin e vëmendjes së Greqisë tek dronët, si e ardhmja e fushës së betejes. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori