E përjashtuan nga Festivali i Këngës, “shpërthen” Klajdi Musabelliu: Më shkatërruat jetën artistike (VIDEO)

Artisti dhe këngëtari, Klajdi Musabelliu ka publikuar një video nga pjesëmarrja e tij në Festivalin e Këngës rreth 7 vite më parë. Sipas tij, shkak për përjashtimin nga finalja e madhe u bë refreni që këndoi në skenë pasi publiku e duartrokiti. Në postimin e publikuar në Tik Tok shkruan se i shkatërruan jetën artistike, sociale dhe familjare. Teksa tregon mbështetjen për Albina Kelmendin, thotë se uron të mos përsëritet e njëjta gjë me të.

“Ju a kam “falur” qe me keni vrare artistikisht, psikologjikisht, emocionalosht, shpirterisht… 7 vjet me pare, me “justifikimin” se meqenese kendova refrenin kur me ktheu salla, me perjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kefeisto-lepirese qe bete. Perpiqem cdo dite t’ja fal edhe ER, IM, MK, qe kontribuan ne prishjen jo vetem te jetes sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare… Uroj mos ta beni te njejtin gabimi sot me @kelmendialbina PS Marr shkas nga mesazhi i trasmetuar nepermjet intepretimit te Margarita Xhepes ne Festival. Faleminderit per mirekuptimin, ju dua shume”, shkroi Musabelliu.

Reagimi i tij shkon për kryeministrin Edi Rama, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Vite më parë, këngëtari u largua nga Shqipëria pas përplasjes me Ramën se e cilësoi ‘këngëtar të dështuar’ që ishte punësuar në Agjencinë e Burimeve Natyrore.

@klajdimusabelliu83Ju a kam “falur” qe me keni vrare artistikisht, psikologjikisht, emocionalosht, shpirterisht… 7 vjet me pare, me “justifikimin” se meqenese kendova refrenin kur me ktheu salla, me perjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kefeisto-lepirese qe bete. Perpiqem cdo dite t’ja fal edhe ER, IM, MK, qe kontribuan ne prishjen jo vetem te jetes sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare… Uroj mos ta beni te njejtin gabimi sot me @kelmendialbina PS Marr shkas nga mesazhi i trasmetuar nepermjet intepretimit te Margarita Xhepes ne Festival. Faleminderit per mirekuptimin, ju dua shume ?

♬ suono originale – Klajdi Musabelliu