Gjest heroik i priftit, futet mes flakëve dhe shpëton gjërat më të çmuara në "Notre Dame" (FOTO LAJM)

"U dogj një pjesë e historisë tonë" deklaroi Presindenti francez, Emmanuele Macron pas zjarrit që përfshiu katedralen "Notre Damne" mbrëmjen e djeshme në Paris.

Zjarrëfikësit bën gjithçka mundën për shuarjen e flakëve por nuk ia dolën.

Heroi i ngjarjes u be Atë Fournier i cili është edhe pjesë zjarrëfikësve. Ky i fundit vrapoi mes flakëve për të shpëtuar disa objekte të çmuara.

Zjarrëfikësit u lidhën dorë për dorë duke formuar një litar, ndërsa Atë Fournier u fut brenda dhe arriti të shpëtonte kurorën e gjembave, tunikën e Shën Luisit dhe shumë objekte të tjera me vlerë.

Kryebashkiakia e Parisit, Ana Hidalgo tha se objektet tashmë janë vendosur në një vend të sigurtë.

Kurora prej gjembash është përdorur në kryqëzimin e Jezu Krishtit. Ajo është sjellur nga mbreti francez Louis IX në Katedrale më 1238 dhe është e punuar në ar.

Tunika e Shën Luisit është veshja që ka pasur mbreti Louis, kur solli në Katedrale kurorën me gjemba.

Pa u djegur shpëtuan edhe dritaret e trëndafilta, që janë një nga objektet më të veçanta të arkitekturës gotike. Tre dritaret e mëdha zbukurojnë fasadat në veri, jug dhe perëndim. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2019, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori