Ndotja në Elbasan do të çojë për hetim institucionet shqiptare

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ndotjen e mjedisit në këtë qytet pas raportimit të abcneës albania.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet me dije se në fokus të hetimit do të jenë dhe institucionet shtetërore të mbrojtjes së mjedisit si dhe Inspektorati i Mjedisit.

Hetimi do të fokusohet në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik, por edhe shkaktarë të tjerë të ndotjes mjedisore në qytet, të cilët e kanë bërë qytetin me norma shumë të larta të ndotjes.

Do të merret për bazë edhe mendimi i ekspertëve mbi situatën mjedisore në qytet./albeu.com