Juventusi në kërkim të një sulmuesi, “troket” te Liverpool

Sipas The Mirror, skuadra italiane do të kishte paraqitur një ofertë të parë afër 20 milionë paund për të marrë përsipër brazilianin.

Pas ardhjes së Luis Diaz dhe Darwin Núñez në Anfield, Firmino ka humbur rëndësinë në skuadrën e Kloop dhe përballet me vitin e fundit të kontratës së tij. Nga ana e saj, Juventus kërkon të kompensojë humbjen e Dybala./albeu.com


Shtuar 24.07.2022 20:37