100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, reagon Begaj: Mirëpresim bashkëpunim të ngushtë në vazhdim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar ditën e sotme të gjithë shqipëtarët dhe amerikanët për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Begaj shprehet se në 100 vite ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve aleate si dhe mirëpret zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Begaj: 28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. 100 vite bashkëpunim miqësor  & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik./albeu.com