Gjendja e mjeruar e stadiumit të Tetovës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Edhe pse Tetova këtë vit garon në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Maqedonisë me 3 ekipe, nga 10 ekipe gjithsej të ligës, stadiumi ku luajnë ekipet është në një gjendje të mjeruar.

Ende në horizont nuk shihet ndonjë punë e mirë për ta ndryshuar stadiumin, transmeton Almakos.

Madje, lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet stadiumi i qytetit të Tetovës ka folur edhe komentatori Dritan Shakohoxha.

“Është mëkat që një stadium me kaq shumë tifoz dhe me kaq dashuri për futbollin të jëtë në një gjendje kaq të mjerueshme. Politikanët shqiptarë duhet të kujdesen më shumë, dhe të ndërgjegjësohen, duke u marrë me çështjen e këtij stadiumi”, - u shpreh para një jave në një transmetim live në Digitalb komentatori sportiv.

Sipas portalit Almakos, megjithëse nga kryesia e stadiumit thuhet se po bëhet e pamundura, gjendja është fatkeqësisht e mjerë. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori