Gjenden mbetjet e 22 anijeve të lashta në Greqi (FOTO LAJM)

Një grup i arkeologëve nënujor nga Greqia dhe Amerika, kanë arritur që të zbulojnë në arkipelagun Fourni në Greqi, mbetjet e 22 anijeve. Mësohet se anijet mund ti përkasin vitit 700 Para Erës Sonë, janë gjetur në një rrugë detare mes Greqisë, Qipros dhe Egjiptit.

Në këto anije janë gjetur qypa, vazo dhe amfora, por nuk është gjetur ndonjë metal si ari apo argjendi. Dyshohet se janë edhe 40 anije të tjera, në këtë pjesë të thepisur të detit Egje. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori