Gjenden 40 tigra të ngrirë në Tajlandë (FOTO LAJM)

Në Tajlandë janë gjetur 40 tigra të vegjël të ngrirë në tempullin famëkeq budist në provincën Kanchanaburi, në perëndim të Bangkokut. Tigrat janë zbuluar nhga policia e zonës.

Policia ka filluar operacionin për të gjithë tigrat që jetojnë në Tempull.

Tempulli Budist, vitet e fundit është shndërruar në destinacion tërheqës turistik për shkak të numrit të madh të vizitorëve të interesuar të cilëve u lejohet të fotografohen me tigrat e vegjël.

Murgjit kishin lejuar turistët edhe të ushqejnë tigrat e vegjël me një “pagesë të vogël”, megjithëse autoritetet nuk lejonin një gjë të tillë./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori