Kanosi gruan e tij duke qëlluar me armë në sy të fëmijëve, në pranga vlonjati

Një 50-vjeçar nga Kanina ka rënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me armë në drejtim të bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku pas një konflikti shtetasi V.A qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve të mitur dhe më pas u largua me shpejtësi.

Pas disa orësh ndjekje, u bë i mundur lokalizimi i tij në fshatin Kaninë dhe “blutë” sekuestruan armën e zjarrit dhe një sasi municioni luftarak, që shtetasi i kishte fshehur në një vend me bimëve pranë banesës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com