Gjakmarrja, si u vranë vëllezërit Gentian dhe Astrit Beqiri në Elbasan
Tentativa e sotme për të vrarë dy vëllezërit BeqiriElbasan rikthen në vëmendje serialin e vrasjeve të ndodhura që nga viti 2005 në këtë qytet.

Familjes Beqiri i janë vrarë dy djem deri më tani, Gentani dhe Astriti.

Vrasja e Gentian Beqirit
Në gusht 2012 ndodhi një tjetër vrasje që do të trondiste Elbasanin. Dy persona të pa maskuar ngjiten në një pallat parafrabrikat në lagjen “Qemal Stafa” dhe vrasin në gjumë brenda ambienteve të shtëpisë Gentian Beqirin, i cili ishte i paralizuar dhe mbahej në arrest shtëpie si i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokol Çapjes në dhjetor 2005. Pas kësaj vrasjeje ai kishte ndryshuar emrin nga ArdianMeta në Gentian Beqiri. Gentiani u vra në sytë e të atit, i cili më pas ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Ngjarja mund të ishte parandaluar, pasi në derën e pallatit ku jetonte Gentiani ishin vendosur dy punonjës policie, që ruanin viktimën të mos largohej nga banesa. Mediat raportuan atëhere se policët kanë biseduar me autorët, të cilët u kanë thënë se “do të takojmë tezen”. Autorët, sipas përshkrimit të policëve që u arrestuan pas ngjarjes, ishin pa maska dhe me trup mesatar. Pas vrasjes, dolën nga dera dhe pasi përshëndetën dy policët u larguan me një autoveturë.

Vrasja e Astrit Beqiri
Astrit Beqiri u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen "28 Nëntori" në Elbasan. Policia nuk ka ende të dyshuar për vrasjen, por dyshimet e para të tyre lidheshin me një gjakmarrje të vjetër të familjes së tij me fisin Çapja në Elbasan. Dy muaj para se të vritej Astrit Beqiri, familjes Çapja iu organizua një atentat në lokal, nga i cili mbeten të vrarë tre persona. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2017, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori