Marrëveshja pranë përfundimit, zbulohet kontrata që Juventus i ofron Pogba

Paul Pogba është afër kalimit te Juventusi.

Klubi torinez i ofron mesfushorit një kontratë 3-vjeçare me një pagë 7.5 deri në 8 milionë euro. Negociatat po hyjnë në fazën përfundimtare.

Mesfushori do të largohet nga Manchester United këtë verë si transferim i lirë.

Pogba bëri 20 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar, duke shënuar 1 gol dhe duke bërë 9 asistime. /albeu.com/


Shtuar 6.06.2022 11:53