Flakët “përpinë” 46 jetë, ky është çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari (FOTO LAJM)

Një shqiptar nga rrethina e Preshevës dhe e fejuara e tij nga Kumanova i kanë shpëtuar aksidentit që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Në fillim, pas dëklaratave të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, u kuptua se edhe çifti shqiptar ishte në mesin e viktimave, por më pas u vërtetua e kundërta.

“Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva”, tha më pas Zaev.

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jug-perëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Mes të vdekurve, sipas burimeve, janë edhe 12 fëmijë./albeu.com/