Genta Ismaili habit përsëri me stilin e saj (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli kohët e fundit po habit gjithë fansat me fotot e saj të veçanta.

Ajo ndër vite ka eksperimentuar me stilin e saj duke u shquar si e ndryshme nga të tjerët.

Pak ditë më parë bëri bujë transformimi i saj në publikimin e disa fotografive ku ajo shihej ‘tullace’, foto e cila u arrit me ndihmën e teknikave të grimit. Më pas ajo publikoi një foto të veçantë me copëza pasqyre si kristal në të gjithë kokën e saj.

E së fundmi me fotografinë e publikuar duket shumë serioze me një kostum ngjyrë të kaltërt duke marrë imazhin e një zonje serioze. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim se cila do të jetë surpriza e radhës të këngëtares./Albeu.com/

Shtuar më 11/03/2017, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori