Gënjen sikur ishte me pushime, poston fotot e sajuara me Photoshop (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kush do ta mendonte se bota magjike e rrjeteve sociale do të na mbërthente fort, aq sa të gënjenim veten dhe miqtë tanë se çdo gjë është perfekte, ndonëse është krejt e kundërta.

Një vajzë e re ka realizuar një set fotosh sikur ajo ka bërë një udhëtim të vërtetë, e ku në fakt ka qënë imagjinar. Ajo ka arritur që nëpërmjet prograneve të bëjë sikur ka qënë në destinacione konkrete, ndonëse çdo gjë ka qënë një mashtrim i pastër.

Mjeshtëria e rregullimit të fotove e kanë nxjerrë të renë kryelartë ndaj miqve të saj, ndonëse ajo ka qëndruar për ditë me radhë në shtëpinë e saj.

Fotot në fjalë janë postuar dhe në rrjetin social Facebook, për të cilën ka marrë vëmëndjen e duhur. I referohemi një studenteje hollandeze, e cila sajoi pesë javë pushime ekzotike nëpër Azinë Juglindore, falë programit Photoshop dhe rrjetit social Facebook.

Zilla van der Born, sajoi çdo gjë teksa ishte mbyllur në shtëpinë e saj. 25-vjeçarja e cila studion grafikë, kaloi 42 ditë e mbyllur në apartamentin e saj në Amsterdam duke punuar në Photoshop.

Në fakt çdo gjë është kryer me objektiva të qarta, pasi sipas saj, ne krijojmë një botë ideale online që në realitet nuk është kështu. “Qëllimi im ishte që të tregoja se sa e thjeshtë dhe e zakondshme është për njerëzit që të shtrembërojnë realitetin.

Të gjithë e dimë që fotografitë e modeleve janë të manipuluara, por shumë shpesh ne harrojmë faktin se manipulojmë gjithashtu realitetin në jetën tonë”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori