Genci bën tatuazh fytyrën e Eni Koçit në trup (FOTO LAJM)

Çifti për të cilin po flitet më shumë së fundmi është pa asnjë dyshim, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj. Në fillim ishte misteri që ruajtën për shumë gjatë në lidhje me romancën e tyre, pastaj dalja publike si çift dhe së fundmi, propozimi për martesë në fshehtësi të plotë.

Gjithsesi, kjo nuk ishte surpriza e fundit e dyshes, pasi këngëtari na tregoi se ka edhe më. Pak orë më parë, Ermal Mamaqi ka postuar në llogarinë e tij të Instagram-it një video përmbledhëse të asaj ç’ka do të ndodhë sot në “Xing me Ermalin” ku dy prej të ftuarëve janë Eni dhe Genci.

Prelvukaj flet rreth tatuazheve të tij dhe krejt papritur na zuri syri fytyrën e Enit në krahun e tij shrkuan anabel.

E përsërisim: jo simbol, as një dedikim që ta dinë vetëm ata të dy, por fytyrën e plotë të saj! Ah, L’amour...!
Shtuar më 16/02/2019, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori