Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi në një lidhje dashurie? (FOTO LAJM)

Genc Prelvukaj flitet se ka filluar një romancë me një këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Eni Koçin, e cila së fundi ka publikuar disa mesazhe që bën të dyshohet se raportimet janë të vërteta.

Por, këngëtari i ka kontaktuar prej Telegrafit nuk ka dashur të flas rreth kësaj teme duke mos mohuar, as pohuar se është në lidhje me bukuroshen nga Tirana.

Genci më tej ka treguar se pos këngës së re që po e sjell me të motrën e Enit, Greta Koçin, ai ka filluar punën edhe rreth këngës së re, të cilën shumë shpejt do ta publikojë.

Kënga me Gretën do të publikohet ditën e shtune rreth orës 13:00. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2017, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori