Gazetarja shqiptare: Do t'i çjerr maskën politikanëve dhe pjeshkave të Instagramit (FOTO LAJM)

Enki Braçaj u bë shumë e njohur kur jepte lajmet në "Zjarr TV", ndërsa sezonin e kaluar televiziv e pamë gazetare në "Aldo Morning show". Por edhe gjatë verës, Enki nuk ka qëndruar e qetë dhe ka nisur në Youtube një serial të kronikave verore nga jugu ku vendos të zbulojë anën e errët të pushimeve luksoze të personazheve të famshëm, nga 'pjeshkat e Instagramit' te politikanët.

"Ideja më lindi pasi kam parë plot fenomene të ndyshme ku të gjitha diskutohen nën zë dhe unë vendosa të them atë që unë mendoj te 'Realiteti sipas Enkit'. Sikurse e kam thënë edhe tek episodi i parë, më kanë bërë përshtypje vajzat ,të cilat edhe pse pa punë dhe me ekonomi familjare mesatare, në buzë të detit të gjitha sillen si “princeshat e babit", u shpreh Enki në një intervistë për "Panorama plus".

E pyetur nëse do të bëjë pjesë të ndonjë episodi politikanët apo njerëzit e ekranit dhe si mund t’ua çjerrë maskën, Enki u përgjigj: "E kam menduar të bëj pjesë të projektit edhe personazhet publikë, sidomos politikanët, të cilët më keq se këto “pjeshkat në jug”, as ata nuk i justifikojnë dot shpenzimet që bëjnë".


Enki ka zbuluar gjithashtu se nga shtator do e shohim sërish në "Aldo Morning show" dhe u shpreh: "nuk e imagjinoj dot ta filloj ditën pa energjinë që më jep “Aldo morning show”.
Shtuar më 12/08/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori