Takimi Kosovë-Serbi në SHBA, bisedimet vazhdojnë edhe sot

Takimi mes delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë vijon këtë të premte ditën e dytë të takimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien një ditë më parë përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur takimi i së enjtes kishte progres, sipas tij ishte një raund reflektues diskutimesh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Të dyja palët bënë përparim real sot. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, shkruante O’Brien.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti në një prononcim para gazetarëve ka thënë se është bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha një ditë më parë Hoti.

Sipas tij, ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”, theksoi ai.

Ndërkohë kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se në takimin e sotëm do të jetë e mundur të shihet dokumenti përfundimtar.


Shtuar 4.09.2020 06:32