Berbatov këshillon Kane të transferohet te Man.United

Një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundi te Manchester United, Dimitar Berbatov, ka dhënë disa këshilla për yllin e skuadrës së Tottenham Hotspur dhe anëtarin e kombëtares së Anglisë, Harry Kane.

Berbatov beson se Kane duhet t’i bashkohet Manchester Unitedit sa më parë, pasi ai nuk është në vendin e duhur.

“Hapi i fundit për mua ishte transferimi te Manchester United dhe e dija se do t’i dëshpëroja njerëzit – sidomos tifozët e Tottenham – por unë po ndjekja rrugën time”, ka thënë ish anëtari i Man Utd dhe Tottenham, Berbatov.

“E dija se nëse humbja atë shans, një tjetër mund të mos vinte. Kështu funksionon futbolli. Ndonjëherë duhen marrë vendime të vështira. Situata e njëjtë qëndron me Harry Kane aktualisht. Ai është në situatën që isha unë, dhe ndoshta koka e tij nuk është në vendin e duhur”, ka shtuar bullgari.

Kane është në listën e dëshirave të shumë skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Real Madrid. Gara për të do të jetë e madhe. Mbetet të shihet nëse Kane do të ndjekë këshillat e Berbatov.


Shtuar 3.05.2020 11:54