Të rinjtë demokratë bëjnë lëmsh dynjanë, zhvendosen për mbledhje tek PS? (FOTO LAJM)

Vendodhja e mbledhjes: Tek Partia Socialiste
Motorët e fushatës elektorale janë ndezur, dhe partitë kryesore politike në vend tashmë po thurin strategjitë e fitores që pretendojnë të kenë.

Ashtu si FRESSH dhe LRI, edhe të rinjtë demokratë janë angazhuar ndjeshëm në këtë nisje të fushatës zgjedhore.

Por gjatë një mbledhje të tyre, të pasqyruar edhe në rrjetet sociale, të rinjtë demokratë duket se po zhvillojnë mbledhjen në selinë e Partisë Socialiste.

Kjo gafë e të rinjve demokratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, të cilët kanë shpërthyer në batuta.

Pas kësaj, Forumi Rinor Demokrat më në krye Belind Këlliçi si dhe Nevila Xhindi, kanë ndryshuar edhe njëherë postin duke e saktësuar vendodhjen e tyre, tek selia qendrore e Partisë Demokratike. /albeu.com/


Shtuar më 06/10/2020, ora 20:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori