Gafa tek Game of Thrones bën xhiron e rrjetit (FOTO LAJM)

Game of Thrones është një nga serialet që edhe pse në sezonin e tij të 8 ka mbërthyer pas ekranit mbarë botën. Së fundmi është vënë re nga fansat një gafë e pafalshme për produksionin realizues.

Një gotë kafeje ‘Starbucks’ në skenën e transmetuar ka bërë gjithë rrjetin të flasë. Ky detaj stonon keq me kohën në të cilën relizohet seriali dramatik dhe fanatikët e tij nuk e lanë aspak jashtë vëmendjes.

Kjo nuk është hera e parë në kinematografi që realizuesve iu shpëton ndonjë detaj që nuk ka lidhje me kohën për të cilën flitet në film apo serial.
Shtuar më 06/05/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori