Alda Klosi largohet nga spitali, transferohet në paraburgim

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, është transferuar nga spitali në paraburgim. Ajo mori shërbim mjekësor pasi gjendja e saj shëndetësore u rënduar pas arrestimit.

Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën “arrest me burg”, është kryer rreth orës 15:00, në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

Klosi  është vendosur në dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë 5 deri ne 10 dite dhe me pas do të kalojë në dhomë paraburgimi.

Ajo akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.


Shtuar 9.02.2023 17:13