Flet trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho: Jam këtu për rezultate

Sylvinho është prezantuar këtë të hënë si trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë.

Në deklaratën për mediat, krahas kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ish-trajnerit, Edoardo Reja, Sylvinho u shpreh se do të kërkojë të sjellë rezultate pozitive për përfaqësuesen shqiptare.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se FSHF-ja e bindi që të merrte përsipër rolin e trajnerit.

“Doja t’i thoja diçka zotit Reja, puna e një trajneri është gjithmonë shumë e vështirë, nuk është thjeshtë. Ka shumë punë mbrapa skenave, duhet të bëjmë zgjedhje, disa herë fiton, disa herë nuk fiton. Falenderoj atë për punën që ka bërë, për këta futbollistë, për  zemrën, për pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë këtë kombëtare në vendin e duhur, në vende të rëndësishme, për këtë arsye jemi këtu.

Për herë të parë që takova presidentin, këtë pashë tek ai. Mendoj që edhe ai pa te ne, urinë dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive. Federata Shqiptare më bindi që të merrja përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur. Besoj se do bëjmë një punë të mirë”, theksoi ai. /albeu.com

 


Shtuar 9.01.2023 10:48