Chiellini: Allegri frymëzon Juventusin drejt fitores

Giorgio Chiellini ka rrëfyer se si fjalët e Massimiliano Allegrit e motivuan atë dhe skuadrën e Juventusit për ndeshjen kundër Salernitanas, megjithëse nuk ka treguar saktësisht se çfarë u kishte thënë trajneri.

“Ishte një paraqitje e mirë, por trajneri i përdori fjalët e duhura dje (e hënë) dhe sot (e martë) për të na lënë të kuptojmë se çfarë duhej të bënim”.

“Na duhej një ndjenjë e përgjegjësisë, të mos bënim asgjë të jashtëzakonshme, thjesht ta bënim me mentalitetin e duhur. Luajtëm me respektin e respektin e duhur dhe përulësinë, gjë që mund ta kishim shmangur në situatën e tanishme, ndërsa po përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

“Janë disa çaste në jetë. Më lanë vërtet përshtypje fjalët e trajnerit. Juventusi më ka dhënë shumë mua dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, prandaj tash është koha që ta shpaguajmë. Duhet të gjithë t’i qëndrojmë pranë këtij klubit dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë”, ka deklaruar Chiellini për DAZN.


Shtuar 30.11.2021 23:44