Fustani që "çmendi" botën! A do të dilnit xhiro me të? (FOTO LAJM)

Kim Kardashian arriti edhe njëherë tjetër të rrëzojë rrjetin pak ditë më parë, me fustanin e saj të guximshëm, për të cilin tashmë po flet gjithë bota.

Behet fjalë për fustanin e Thierry Mugler, i cili tashmë ka dalë në shitje dhe është porositur nga mijëra femra.

Vetëm se të veshësh një fustan të tillë, duhet të jesh e pajisur mirë dhe duhet të mësohesh me idenë se gjithë sytë e njerëzve, do të jenë mbi ty.

“The Sun” bëri një provë për këtë me menaxheren e financave, Stephanie Barnes, 32 vjeç, së cilës i veshi një fustan të tillë, për të parë reagimet e njerëzve.

32-vjeçarja thotë se e kishte të vështirë të ecte, pasi gjatë gjithë kohës ishte nën rrezikun e ekspozimit të thithkave.

“Unë kam një gjoks natyral të madh, por normalisht nuk dal në publik me veshje të tilla.

Është sikur del në rrugë me bikini”, tha ajo pas kësaj eksperience, ndërkohë që kalimtarët e shikonin të habitur.

Pas kësaj eksperience, që natyrisht tërhoqi vëmendjen e gjithë kalimtarëve, Barnes tha se më mirë këtë “rrezik” po ia linte Kim Kardashian.
Shtuar më 20/02/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori