Fustani me luleshtrydhe, krijimi i stlistes shqiptare fiksoi gjithë botën gjatë pandemisë (FOTO LAJM)

Një fustan me luleshtrydhe është kthyer në fiksimin e të gjithëve në TikTok. Aq shumë njerëz e kanë dashuruar, saqë edhe mediat prestigjoze si New York Times dhe Vogue i kanë kushtuar një vëmendje të madhe. Por më e rëndësishmja në gjithë këtë është se fustani mban firmën e stilistes shqiptare, Lirika Matoshi.

Fustani duket si flokë sheqeri i zbukuruar me luleshtrydhe. Me shtresën e tylit, deklotenë dhe mëngët e fryra, New York Times e përshkruan si një veshje që Marie Antoinette do ta vishte pa dyshim, nëse do të ishte një influencuese e ditëve moderne.

Krijimi i Lirika Matoshit duket se zëvendësoi fustanin nga Zara që u bë viral vitin e kaluar, vetëm se ai kushtonte 50 dollarë, ndërsa fustani me luleshtrydhe kushton 490 dollarë.

Nëse në Google kërkon “strawberry dress” është krijimi i Matoshit që del mbi çdo foto tjetër.

Matoshi e dizenjoi fustanin në korrik të 2019-ës, por duket se këtë vit, gjatë pandemisë mori një super vrull dhe të gjithë po e adhurojnë. Pjesa më e madhe e njerèzve thonë se e kanë blerë fustanin menjëherë pasi e kanë parë në TikTok.

“Shumica e njerëzve që e blejnë fustanin tani, nuk e dinë ku do ta veshin, por u pëlqen ta veshin në shtëpi. As unë nuk do të dija ku ta vishja. S'kam veshur një fustan që nga fillimi i pandemisë”, -është shprehur stilistja.

Fustani është imituar nga shumë marka të modës së shpejtë dhe është shitur në Amazon dhe AliExpress, por nuk ka lidhje me origjinalin, që ka fiksuar gjithë botën dhe do të mbahet mend si fustani i pandemisë.
Shtuar më 22/08/2020, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori