Pezulluan mësimin nga frika e koronavirusit, Besa Shahini i heq licencën shkollës private

Ministria e Arsimit Besa Shahini i ka hequr licencën shkollës “Udha e Shkronjave” pasi dje njoftoi se do të pezullonte mësimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi është bërë i ditur me anë të një reagimi në Facebook, ku ministrja shrehet se mësimi pezullohet vetëm me urdhër të ministrit dhe askujt tjetër.

Vendimi i ministres
Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.


Shtuar 24.02.2020 09:31