E rëndë në Fushë Krujë, 37-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëhelmuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë. Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2022, rreth orës 23:30, në Fushë Krujë, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëhelmuar, shtetasi D. S., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com