Fundoset anija italiane me një thesar brenda saj (FOTO LAJM)

Një anije italiane që ishte nisur për në Brazil ndërsa mbante me vete rreth 2,000 makina, ka përfunduar në fund të detit.

Anija e mbushur me kontenierët që po transportonte edhe 37 Porsche u përfshi nga flakët në Oqeanin Atlantik vetëm pak pasi ishte nisur nga Franca.

Të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike ndërsa autoritetet franceze filluan të pastrojnë një derdhje të naftës të shkaktuar si pasojë e fundosjes.

Anija u fundos me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një thellësi prej 4600 metrash nën sipërfaqen e oqeanit.

Prodhuesi gjerman i makinave Porsche konfirmoi të martën se anija e fundosur mbante katër modele të 911 GT2 RS.

Prodhimi i këtij modeli të veçantë përfundoi në shkurtin e kaluar, por Porsche do të prodhojë pak më shumë për të kompensuar dërgesën e humbur, sipas Carscoops.
Shtuar më 21/03/2019, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori