Frymëzohuni nga Lady Gaga, nga 40 cigare në ditë e la duhanin brenda një sekonde (FOTO LAJM)

Lady Gaga ka publikuar një këngë të re dhe ka hequr dorë nga një ves i vjetër.

Gjatë një interviste për Neë Music Daily ëith Zane Love, këngëtarja tha, “S’pi më cigare, por më parë pija 40 copë në ditë.”

Të hiqte dorë nga vesi ishte sigurisht shumë e vështirë. “Hoqa dorë menjëherë, jo gradualisht. Ishte shumë e vështirë. Nëse nuk pini duhan, mos e nisni. Ta lësh është më e vështirë se ta nisësh. S’do të pi më kurrë cigare se pashë Zotin për një javë të tërë. Ishte e tmerrshme.”

Dhe që ta keni të qartë sa e tmerrshme ishte heqja dorë, Gaga shtoi: “Betohem që s’po pi më cigare.” Kuptojmë.

Përveç këtyre të rejave, për momentin, Gaga po përjeton një lidhje romantike me sipërmarrësin dhe investitorin Michael Polansky.




Shtuar më 01/03/2020, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori